Prapavija e Projektit tė Telemjekėsisė  

                Kosova ėshtė njė regjion ish-pjesė e Jugosllavisė, ku konflikti etnik mė 1990 ēoi deri te dėbimi i shumicės Shqipėtare nga postet nė univerzitete, duke pėrfshirė kėtu edhe Fakultetin e Mjekėsisė. Personeli profesionist i pakicės Serbe mbanin sistemin mjekėsor i cili siguronte shėrbime themelore emergjente mjekėsore, ku shkalla e vdekshmėrisė sė foshnjeve ishte 51/1000, ndėr mė tė lartat nė Evropė mė 1989 1 dhe tė gjithė pacientėt pėr menaxhim tė sėmundjes sė tyre me procedura tė avancuara mjekėsore apo kirurgjike janė dėrguar nė vendet fqinje.  Me shpėrthimin e luftės mė 1990, rreth 800,000 refugjatė lėshuan regjionin pėr nė vendet fqinje me shpėrngulje tė brendshme prej 300,000 deri nė 700,000 veta.2 Pasi qė popullsia e regjionit ėshtė rreth 2 milionė, efektivisht 75% tė popullatės ishin shpėrngulur.

                Me pėrfundimin e luftės, situata me shėrbimet mjekėsore nė regjion ishte e mjerueshme. Personeli mjekėsore Serb duke u larguar la pas vete pajisje shumė tė varfėr apo nuk la fare, tė cilat ishin  sabotuar dhe shpesh tė papėrdorshme 3. Mjekėt shqipėtar nuk kishin punuar nė mjedise spitalore pėr mė shumė se 10 vjetė.  Mjekėt e rinjė iu nėnshtruan trajnimit dhe arsimimit nėpėr shtėpitė e tyre dhe klinikat e vogla dhe nuk kishin kurrėfarė pėrvoje nė rrethana spitalore 1, 2

               Nė 10 qershor 1999, Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara adoptuan Rezolutėn 1244 duke autorizuar administrimin civil tė Kosovės nė partneritetin e quajtur Misioni i Pėrkohshėm i Administrimit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė [the United Nations Interim Administration Mission in Kosova (UNMIK)] me tre komponente nėn autoritetin e saj. Administrata civile ėshtė udhėhequr nga KB dhe pėrpjekjet humanitare janė udhėhequr nga Zyra e Komisinerit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjat [the Office of the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR)].  Rindėrtimi ishte pėrgjegjėsi e Unionit Evropian me ndėrtimin e institucioneve nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė [the Organization for Safety and Cooperation in Europe]. Siguria ėshtė ofruara nga NATO. Qindra mijėra refugjatė filluan tė kthehen nėpėr shtėpi nė vendin e shkatėrruar nga aspekti i infrastrukturės dhe shėrbimeve 4. Mbi 350 Organizata Joqeveritare (OJQ) [Non-Governmental Organizations (NGO’s)] u regjistruan pėr tė ndihmuar nė Kosovė dhe vlerėsimi inicial i situatės mjekėsore ishte mjaft i zymtė 3.

                Mė 12 qershor 2005, Kosova festoi gjashtė vjetė tė paqes nė Ballkan por rizhvillimi i sistemit mjekėsor mbetet punė nė progres.  Roli i telemjekėsisė nė Kosovė duket i qartė si agjent dhe katalizator pėr informacion, vlerėsim, koordinim dhe bashkėpunim. Pasojat e shumė dekadave tė negligjencės, okupimit dhe luftės lanė sistemin mjekėsor nė Kosovė nė rrėmujė, por jo tė paralizuar.  Rizhvillimi vazhdon rreth njė thelbi informatash me njė vazhdimėsi tė pavėrejtshme nė mesin e personelit mjekėsor nė regjion dhe nė botė. 

Sistemi Klandestin Mjekėsor i Kosovės

Errupcioni i ndėrkombėtarizimit tė luftės nė Kosovė solli nė dritė njė shembull tė veēantė dhe tė padėgjuar tė kujdesit mjekėsor tė pėrēarė nė kėtė regjion volatil. Njė dekadė mė parė, qeveria e Serbisė kishte shkarkuar gjithė peronelin mjekėsor Shqipėtar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovės (QKUK) dhe tė gjitha spitalet tjera regjionale dhe kishte mbyllur Fakultetin e vetėm tė Mjekėsisė tė Univeristetit tė Prishtinės nė Kosovė.

                Kjo situatė u bė e ditur pėr botėn vetėm pas pėrfundimit tė luftės. Gjenerata e re e mjekėve tė diplomuar nuk kishte parė pacientė nė klinikė gjatė gjithė studimeve. Mėsimi i mjekėsisė mbahej nė bodrumet e shtėpive Shqipėtare. Profesorėt e vjetėr, kirurgėt dhe mjekėt tjerė nuk praktikonin mjekėsinė e avancuar dhe/ose kirurgjinė e tillė pėr mė shumė se njė dekadė.  Kjo paraqiste njė problem enorm pėr rizhvillimin e sistemit mjekėsor nė Kosovė. Pėrnjėherė, numri i prioriteteve qė duhej klasifikuar ishte dėrrmues dhe lidershipi lokal i Kosovės pėrballej me njė boshllėk enorm tė ekspertizės mjekėsore derisa refugjatėt ktheheshin.

Anatomia e nevojės

                Ekzistonte njė mungesė e standardeve fundamentale mjekėsore, politikave dhe udhėrrėfyesėve pėr menaxhim tė praktikave. Spitalet ishin tejet tė ngarkuara, mirėpo tė pashfrytėzuara sa duhet.  Nuk kishte modalitete tė reja diagnostike dhe trajtuese pėr shumicėn e sėmundjeve. Ekzistonte njė mungesė e sistemeve themelore mjekėsore si epidemiologjia, mjekėsia preventive, menaxhimi i specializuar i sėmundjeve, kujdesi emergjent dhe kirurgjia.  Realizimi i kėtyre shėrbimeve, sidoqoftė ende mbetet punė nė progres.   Njė numėr i madh pacientėsh ktheheshin nėpėr spitale me sėmundje tė avancuar. Mjekėt e kontraktuar ndėrkombtarisht organizuan shėrbime urgjente pėr pacientėt tė cilėt nuk mund tė menaxhoheshin nė regjion dhe dėrgoheshin jashtė vendit pėr trajtim.  U krijua njė numėr i madh intervenimeve operative tė pakryera dhe lista e pacientėve duke pritur operimin vazhdon tė rritet.

                  Sėmundjet infektive si tuberkulozi dhe problemet tjera mjekėsore ngrenė kokėn.  Ekziston njė frikė e madhe qė SIDA sė shpejti do tė bėhet problem serioz nė Kosovė dhe abuzimi i drogave ėshtė sinjifikant. Ndotja e ajrit ėshtė tejet e lartė dhe ekziston njė mungesė e arsimimit publik mbi ēėshtjet shėndetėsore dhe higjienėn shėndetėsore. Duhani dhe sėmundjet lidhur me te janė probleme shumė serioze tė kujdesit shėndetėsor nė Kosovė. 

                Ėshtė vėshtirė tė prioritarizohet dhe pėrqėndrohet energjia vullnetare njerėzore nė njė rrėmujė tė tillė. Ēka duhet bėrė sė pari? Gjithsesi, vullnetarėt afat-shkurtė qė veprojnė nė spitalin e Prishtinės me rreth 20 kirurg tė rinjė duke shikuar, derisa shumė tė rėndėsishėm, nuk mund ti plotėsonin nevojat e mėdha tė popullsisė.  Njė organizim bazik nevojitej dhe duhej realizuar nė vazhdimėsinė e ofrimit tė plotė tė shėrbimeve.

                Shėrbimet shėndetėsore janė pėrgjegjėsi e ministrisė sė shėndetėsisė sė UNMIK-ut me njė autoritet nėn hije tė Kosovarėve tė cilėt nė mėnyrė tė qėndrueshme kan marrė pėrgjegjėsinė edhe mė tė madhe. Fillimisht, sigurimi i personelit pėr sistemin shėndetėsor ishte dukshėm i plotėsuar me mjekėt e kontraktuar ndėrkombėtar nė pritje qė mjekėt Kosovarė tė mund tė marrin pėrgjegjėsinė e plotė me tė pėrfunduar trajnimin. Fakulteti i Mjekėsisė ėshtė ndihmuar nga Universiteti i Dartmuthit pėr tė rithemeluar dhe zbatuar planprogramin. Ėshtė themeluar infrastruktura e shėndetit publik 2 dhe ėshtė formuluar strategjia pėr zhvillimin e lidershipit mjekėsor 1. Shėrbimet emergjente primare pėrmes rehabilitimit janė adresuar dhe vlerėsuar 3, 4 edhepse janė takuar shumė frustrime.

 Ekzistonte njė nevojė e dukshme pėr informacione elektronike dhe mėsim nga distanca pasi qė nuk kishte ndonjė bibliotekė mjekėsore, sistem informativ apo objekt trajnimi. Trajnimi i shpejtė i mjekėve Kosovarė nuk do tė toleronte mungesėn e mjekėve pėr trajnim pėr shkak se nuk kishte personel tė mjaftuar pėr tė mbuluar mungesėn e tyre. Spitalet e gjashtė komunave kanė mbi 5,000 shtretėr mes tyre1 me Spitalin Universitar tė Prishtinės si qendėr udhėheqėse terciare me mbi 3,000 pacientė nė muaj, me kėrkesė prej rreth 150 operacioneve emergjente nė muaj 3. I gjithė personeli mjekėsor i spitalit tė QKUK-sė pėrbėn 2,179 veta dhe bartė njė ngarkesė tė konsiderueshme pune.

Situata shtronte nevojėn pėr zgjidhje elektronike dhe telemjekėsore me bashkėpunimin ndėrkombėtar. Idea pėr themelimin dhe zbatimin e Telemjekėsisė nė Kosovė ėshtė prezantuar pėr herė tė parė nė takimin G-8 tė Telemjekėsisė, nė Berlin, mė 5 maj, 2000, nga autori Dr. Rifat Latifi 5.   Gjatė vitit vijues idea ėshtė ndjekur nė mėnyrė adekuate nga ana e partnerėve dhe sponzorėve potencial.

                        Synimi ishte dizajnimi dhe zbatimi i QTK si njė portal i qėndrueshėm dhe funksional pėr informim brenda dhe jashtė regjionit me njė qendėr trajnimi pėr telemjekėsi. Sistemi do tė ofronte arsimim modern mjekėsor, konsultime dhe trensmetime tė tė dhėnave klinike mjekėsore ndėrmjet QKUK-sė dhe spitaleve regjionale tė Kosovės si edhe ndėrmjet Kosovės dhe komunitetit mjekėsor ndėrkombėtar.

                Asociacioni i Telemjekėsisė sė Kosovės ėshtė themeluar nė Prishtinė, mė 30 shtator, 2000.  Mė 2 shkurt, 2001, u nėnshkrua Memorandumi i Mirėkuptimit (MiM) pėr zbatimin e QTK nga ana e tė gjithė ofruesit e kujdesit shėndetėsor tė Kosovės.  Kjo pėrfshinte Ministrinė e Shėndetėsisė, Asociacioni i Telemjekėsisė sė Koaosvės, Batalioni i Mjekėsisė sė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), QKUK-nė, Fakulteti i Mjekėsisė, Shoqata e Mjekėve tė Kosovės dhe Fondacioni Kosovar pėr Zhvillimin Mjekėsor, Departamenti i Kirurgjisė i Universitetit Komonuelth tė Virxhinias dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė.  Pas pėrgatitjes sė gjerėsishme njė grant i shkruar nga Fondacioni Kosovar pėr Zhvillimin Mjekėsor dhe Asociacioni i Telemjekėsisė sė Kosovės ėshtė financuar nga Agjensioni Evropian pėr Rindėrtim.  Mė 10 dhjetor, 2002 Qendra e Telemjekėsisė sė Kosovės ėshtė inauguruar duke hapur shtegun pėr fillimin zyrėtar tė fazės sė parė tė zhvillimit tė QTK.  Ky ishte njė moment historik pėr Kosovėn dhe pėr vendet Ballkanike tė cilat kishin vėmendjen e gjerėsishme tė mediave lokale dhe jashtė vendit. Qė atėherė, Projkti i Telemjekėsisė sė Kosovės ėshtė prezantuar gjithkah nėpėr botė si njė shembull i programit tė suksesshėm tė telemjekėsisė nė vendet nė zhvillim.