Biblioteka elektronike

Biblioteka e QKTK-së ka abonuar resurse nga botues të rëndësishëm botëror. Momentalisht kemi qasje të plotë në UPTODATE dhe HINARI.
Profesionitët shëndetsorë dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë qasje në mbi 500 revista mjekësore nga projekti HINARI i OBSH-së dhe mijëra protokolle klinike të njohura si “clinical review” nga UPTODATE.
Infrastruktura e avancuar e TI-së dhe stafi i trajnuar për shërbimet e bibliotekës elektronike ju mundëson shfrytëzim të lehtë dhe të shpejtë të resurseve elektronike. Si rezultat i kontratave të QKTK me botuesit, qasja në resurset e bibliotekës mund të bëhet vetëm brenda ambienteve të QKTK. 

logo HINARI

 

 

Programi HINARI i themeluar nga OBSH në bashkëpunim me botuesit kryesor botërorë, ju mundëson vendeve të varfëra dhe atyre në
zhvillim të kenë qasje në njërin nga koleksionet më të mëdha të literaturës shëndetsore dhe biomjeksore në botë. Rreth 14,000
revista (në 30 gjuhë të ndryshme), rreth 46,000 libra dixhital dhe deri në 100 resurse tjera elektronike, janë në dispozicion
institucioneve shëndetsore në më shumë se 100 vende të botës, zona dhe territore ku përfitojnë mijëra profesionistë shëndetsorë
dhe studiues, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e shëndetit të popullatës botërore. 

logo UPTODATE

 

 

UpToDate® është resurs kryesor për përkrahje gjatë diagnostikimit dhe trajtimit klinik bazuar në evidencë, në të cilin mbështeten botërisht ofruesit e kujdesit shëndetësor për të marrë vendime të drejta gjatë punës së kujdesit. Është dëshmuar se ndryshon mënyrën se si klinicistët praktikojnë kujdesin mjekësor, dhe është i vetmi resurs i llojit të vet që shoqërohet me rezultate përmirësuese.

logo EBSCO

Baza e të dhënave EBSCOhost paraqet një ndër teknologjitë më të përdorura online si resurs i informatave për mijëra institucione përreth botës, dhe ka miliona shfrytëzues online.