Historiku

Ideja për themelimin dhe zbatimin e Telemjekësisë në Kosovë është prezantuar për herë të parë në takimin G-8 të Telemjekësisë, në Berlin, më 5 maj, 2000, nga autori Dr. Rifat Latifi.

Synimi ishte dizajnimi dhe zbatimi i QKTK si një portal i qëndrueshëm dhe funksional për informim brenda dhe jashtë regjionit me një qendër trajnimi për telemjekësi. Sistemi do të ofronte arsimim modern mjekësor, konsultime dhe transmetime të të dhënave klinike mjekësore ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve regjionale të Kosovës si edhe ndërmjet Kosovës dhe komunitetit mjekësor ndërkombëtar.

Për këtë qellim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MiM) nga institucionet relevante te kohës dhe projekt propozimi i shkruar nga Fondacioni Kosovar për Zhvillimin Mjekësor (tani IVeH) është financuar nga Agjencioni Evropian për Rindërtim. Më 10 dhjetor, 2002 Qendra e Telemjekësisë së Kosovës është inauguruar duke hapur shtegun për fillimin zyrtar të fazës së parë të zhvillimit të Programit te Telemjekësisë se Kosovës. Ky ishte një moment historik për Kosovën dhe për vendet Ballkanike i mbuluar gjerësisht nga ana e mediave lokale dhe jashtë vendit. Që atëherë, Projekti i Telemjekësisë së Kosovës është prezantuar nëpër botë si një shembull i programit të suksesshëm të telemjekësisë në vendet në zhvillim, përderisa gjate viteve, është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.

 

Agjensioni Evropian për Rindërtim (AER) ka financuar dy projekte si pjesë e fazës së parë të zhvillimit të Telemjekësisë në Kosovë.
I tërë projekti ishte paraparë të zhvillohej në tri faza:

Donatorë:

LogoEU

Agjensioni Evropian Për Rindërtim

Faza e parë:

Ka përfshirë themelimin e Qendrës së Telemjekësisë në Prishtinë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pikë kryesore e telekomunikimeve dhe qendër trajnimi për mjekë, infermierë dhe personelin teknik. Kjo fazë është financuar me fonde të Agjensionit Evropian Për Rindërtim (AER), ndërsa është implementuar nga "Bernard Brunhes International" dhe "Shoqata e Telemjekësisë së Kosovës"

Implementues: 

logoBBI

Bernard Brunhes International

 

LogoShoqataTelemj

Shoqata e Telemjekësisë së Kosovës

Donatorë:

LogoUSdeptState

Byroja për Çështje Edukative dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit, SHBA
(Bureau of Educational and Cultural Affairs)

 

Faza e dytë:

Në shtator të vitit 2006, "E-Spitali Virtual Ndërkombtar" (International Virtual e-Hospital) merr grantin nga Departamenti i Shtetit Amerikan, pjesa më e madhe e të cilit i dedikohet ndërtimit dhe kompletimit të Fazës së Dytë (II) të Programit të Telemjekësisë së Kosovës

Më 18 tetor, 2007 në Prishtinë, bëhet inaugurimi i Fazës së Dytë të Programit të Telemjekësisë në Kosovë që konsistoi në funksionalizimin e plotë të QKTK dhe 6 Qendrave Rajonale të Telemjekësisë në Kosovë në Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Skënderaj dhe Mitrovicë.

Implementues: 

IVEHLlogo

Fondacioni IVEH

Faza e tretë:

Në fazën e tretë të implementimit është paraparë integrimi i mbrojtjes primare (qendrave të mjekësisë familjare) dhe institucioneve shëndetësore private në rrjetin e integruar të telemjekësisë. Kjo fazë do të siguronte infrastrukturën elektronike e cila do të menaxhonte rrjedhjen e informatave mjekësore me anë të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve.