QENDRA KOMBËTARE E TELEMJEKËSISË SË KOSOVËS DHURON 5 KOMPJUTER (PC) ODËS SË MJEKËVE TË KOSOVËS

Më 10 Korrik 2018, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës i përgjigjet pozitivisht kërkesës zyrtare të bërë nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) dhe dhuron asaj pesë kompjuterë nga inventari i PC-ve që për shkak te specifikave teknike të kufizuara nuk shfrytëzohen dot më gjatë në Programin e Telemjekësisë por plotësojnë kërkesat dhe nevojat e stafit administrativ të OMK.

Bashkëpunimi mes OMK dhe Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës është i shkëlqyer që nga themelimi dhe funksionalizimi i OMK.

Ky gjest simbolik është vetëm vazhdimësi e këtij bashkëpunimi, që do vazhdoj të rritet në fushën e edukimit të vazhduar profesional në distancë, telekonsultave në distancë si dhe në hulumtime shkencore në fushën e mjekësisë për të gjithë stafin shëndetësor në tri nivelet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.